May 6, 2024
Maqedoni

Arrestohet tetovari që kishte ikur nga burgu i Idrizovës

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se mbrëmë diku rreth orës 21:15 në Qendër të Shkupit ka arrestuar personin B.Z.(24) nga Tetova.
B.Z. ishte arratisur nga burgu i Idrizovës, ku nga 5 vjet dënim me burg, i kishin mbetur edhe 1 vjet e 5 muaj.

“Ai kërkohej me urdhër për arratisje nga Burgu “Idrizovë”, ku duhej të vuante dënimin me burg në kohëzgjatje prej një viti e pesë muaj për vepër penale të kryer nga neni 237 paragrafi 4 i Kodit Penal, për të cilin ishte dënuar me pesë vjet burg. Personi është dërguar në burgun e Idrizovës për vuajtje të dënimittë mbetur”, thuhet në njoftimin e MPB-së.