May 12, 2024
Maqedoni

Ndërroi jetë profesori universitar nga Kumanova, Nazmi Maliqi

Sot në moshën 66 vjeçare ndërroi jetë veprimtari i njohur dhe profesori universitar, prof.dr.Nazmi Maliqi.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarë dhe miq, ndërsa varrimi do bëhet sot pasdite në varrezat e qytetit të Kumanovës.

Prof.Dr. Nazmi Maliqi ka lindur më 18 mars 1957 në fshatin Stançiq komuna e Gjilanit. Prej shtatorit të vitit 1962, si fëmi, me familjen e tij u shpërngulën në Kumanovë.

Njihet për veprimtarinë e tij të shquar në botën akademike, duke lënë pas vetes një numër të madh të veprave shkencore.