April 30, 2024
Maqedoni

Arrestohet një vjedhës në Kumanovë

MPB Maqedoni njofton se me datë 19.03.2024 në ora 22:10 në Kumanovë, zyrtarë policorë nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria D.D (32) nga Kumanova.

Ai dyshohet se një ditë më parë ka marrë disa sende nga një pronë private në rrugën “Saltir Naumov” në Kumanovë.

“Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.