May 16, 2024
Maqedoni

Arrestohet 51 vjeçari nga Tetova, dërgohet në burg për vuajtje të dënimit

Arrestohet 51 vjeçari nga Tetova, dërgohet në burg për vuajtje të dënimit
Arrestohet 51 vjeçari nga Tetova, dërgohet në burg për vuajtje të dënimit
A120.03.2024 368 1 minute read
Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë
Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme ka privuar nga liria 51 vjeçarin N.E. nga Tetova i cili kërkohej me urdhër të gjykatës për vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej 3 vjet e 6 muaj. Pas arrestimit ai u dërgua në burg për vuajtje të dënimit.

“Efektivët e policisë së SPB-Tetovë, dje (19-mars) rreth orës 20:40 në rrugën ,,Kiro Ristevski-Dërnc” në Tetovë, pas një urdhër-arresti me shkrim dhe me urdhër gjyqësorë, kanë arrestuar 51-vjeçarin N.E. nga Tetova. Ai kërkohej të vuante dënimin me burg prej tre vjet e gjashtë muaj, për veprën e kryer penale ,,prodhim të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe pararendësve”, vepër e dënueshme sipas nenit 215 të Kodit Penal. Menjëherë pas kësaj, personi është dorëzuar në Institucionin Ndëshkues Korrektues Penal-Idrizovë në Shkup për vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë. /Alsat.mk