May 6, 2024
Maqedoni

Arrestohet një person nga Haraçina për kërcënim

Siç njoftojnë nga MPB, më 20.08.2021, policët e SPB Shkup kanë privuar nga liria V.V (40) nga fshati Haraçinë.

“Pas urdhrit të marrë gjyqësor dhe ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve është kontrolluar i dyshuar për shkak të dyshimeve për veprën penale “Kërcënim””, sqarojnë nga policia.

Sipas njoftimit të policisë, i arrestuar disa herë ka kërcënuar I.I (73) nga Shkupi me video materiale me përmbajtje komprometuese dhe disa herë i ka marrë rreth 9.000 euro.

Kundër tij nga SPB Shkup ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Publike, ndërsa nga Gjykata Penale e Shkupit i është caktuar masa e paraburgimit.