May 2, 2024
Maqedoni

22 viktima dhe 1250 raste të reja me Kovid-19, më i riu një 38 vjeçar nga Tetova

Gjatë 24 orëve të fundit nga 8192 teste të kryera 1250 persona kanë rezultuar pozitiv me Kovid-19, numri më i lartë është regjistruar në Shkup, 421, Gostivar 192 dhe Tetovë 133 raste të reja. Në ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar edhe 265 persona të shëruar. Ndërkohë 22 pacientë e kanë humbur betejën me koronavirusin, mes tyre një 38 vjeçar nga Tetova.