May 4, 2024
Maqedoni

Zjarr në një banesë në Shkup, me gjasë ka pësuar një person

Qendra për Menaxhimin me Kriza (QMK) njoftoi se sot në mëngjes në orën 06:33 në numrin e vetëm për raste urgjente, 112, është marrë thirrje për zjarr në një banesë në katin e 6-të në rrugën “Pandil Shishkov” në Komunën e Aerodromit.

“Ekipi i Brigadës së mbrojtjes nga zjarri i Qytetit të Shkupit menjëherë ka dalë në terren dhe e ka shuar zjarrin, pa u përhapur në banesat fqinje. Nga zjarri me gjasë ka pësuar një person i moshuar dhe i palëvizshëm”, thonë nga QMK.

Në lokalizimin e zjarrit kanë intervenuar 15 zjarrfikës me gjashtë automjete zjarrfikëse.