Alsat mëson ekskluzivisht se Policia e Kosovës ka arrestuar sot shtetasin e Maqedonisë së Veriut, Rami Kuçi i dyshuar për vrasjen e 26 vjeçarit A.M më 6 shtator në lagjen Duqanxhik të Shkupit. Kuçi ndodhej në arrati që nga data kur kishte kryer vrasjen bashkë me shoqëruesin e tij I.S për të cilin nuk ka informacion se ku ndodhet tani për tani.

Informacionin për Alsat e ka konfirmuar Ministria e Brendshme. Jozyrtarisht gjatë arresitimit, Kuçit i është gjetur edhe një sasi e drogës.

“Në një aksion ndërkomëbtar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës si rezultat i një aksioni kundër tregtisë me drogë është arrestuar shtetasi R.K të cilin MPB e kërkon me fletarrest ndërkombëtarë”, thanë nga MPB.

Më 6 shtator Kuçi në shoqëri të I.S gjuajtën breshëri plumbash në drejtim të disa personave. Nga gjuajtja mbeti i vrarë një person ndërsa disa të tjerë u plagosën. Policia për disa ditë nuk kishte arritur t’i identifikonte kryerësit e vrasjes, ndërsa ministri i Brendshëm, Panç Toshkovski pati deklaruar se nuk ka informacion të plotë mi rrethanat se si Kuçi i cili po vuante masën e dënimit me burg, kishte dalë nga burgu dhe kishte kryer vrasje. Sipas informacioneve të Alsat, ndaj Kuçit me vendim të gjykatës kishte një urdhër-ndërprerjeje të masës së burgimit.

" "

Motivet për cilat është kryer atentati ndaj disa personave në mbrëmjen e 6 shtatorit nuk dihet akoma. Pas identifikimit të dy të dyshuarve, policia kishte kryer bastisje në disa lokacione, përfshi edhe një shtëpi në Haraçinë, por nuk kishte arritur ta kapte të dyshuarin e dytë.(Alsat.)

sqShqip