May 13, 2024
Maqedoni

Apel mërgimtarëve nga Maqedonia të kontribuojnë në Fondin për Sigurinë e Kosovës

Që nga muaji mars i vitit 2022 se është themeluar Fondi për sigurinë e vendit.

Por, si mund të bëhet transferi i mjeteve financiare nga jashtë Kosovës?

Sipas instruksioneve të Thesarit të Kosovës, emri i llogarisë bankare është Fondi i Sigurisë.

Emri i bankës përfituese është Banka Qendrore e Kosovës me adresë: Bulevardi “Nënë Tereza”, Objekti Qeveritar, Nr. 1, Kati 10, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës.

Numri xhirollogarisë është 1000400070008619, kurse IBAN është XK051000400070008619.

Kodi i SWIFT apo BIC-it është CBRKXKPRXXX.

Këto të dhëna janë për ato transfere në valutë të euros.

Për sa i përket bankave ndërmjetësuese, Thesari thotë se janë dy prej tyre – Deutsche Bank AG dhe Raiffeisen Bank International AG.

Së fundmi apel për të kontribuuar në Fondin e Sigurisë të Kosovës ka bë edhe veprimtari nga Kërçova, Blerim Ahmedi.

“Të mbështesim me aq sa kemi mundësi Fondin për Sigurinë e Kosovës.
Të hollat mund të dërgohen në numrin e llogaris së mëposhtme.
Kontributi juaj rrit sigurin për atdheun tuaj.
Shqiptarët e diasporës janë fryma e kombit tonë”, ka shkruar Ahmedi duke prezantuar edhe konton ku mund të kontribuoohet.