Arrestohet 21 vjeçari nga Kondova, dërgohet në burg për vuajtje të dënimit

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme ka privuar nga liria 21 vjeçarin S.F nga Kondova ndaj të cilit me urdhër gjyqësor ishte shpallur flet-arrestim. S.F. kërkohej për vuajtjen e dënimit prej 5 viteve për veprën penale “vjedhje” që është e dënueshme në bazë të nenit 238 nga Kodi Penal.
Personi në fjalë është dërguar në burgun e Idrizovës për vuajtje të dënimit. /Alsat.mk