May 4, 2024
Maqedoni

Cilët funksionarë nga LSDM dhe BDI pritet ti shtohen listës së zezë amerikane

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka paralajmëruar emra të ri të politikanëve që do të shpallen “nën grata”, ngjashëm siç u shpall Sali Berisha në Shqipëri.

“Ndaj, nëse pyetja tjetër e juaja do të jetë “A do ketë shpallje të tjera?”, të shohim, besoj se do të ketë dhe ne do të vazhdojmë të tregojmë me gisht ata që përfshihen në korrupsion, ta që minojnë demokracinë dhe këtë vend, të cilin e konsiderojmë mik të ngushtë. Nuk do t’ju braktisim. Kemi bërë rrugë tepër të gjatë. Shtetet e Bashkuara kanë investuar së tepërmi dhe Qeveria Amerikane kujdeset aq sa të mos ta lërë mënjanë këtë”, tha ambasadorja amerikane në intervistë për Top Channel.

Para ambasadores edhe presidenti Joe Biden paralajmëroi luftë kundër krimit dhe korrupsionit në vendet e Ballkanit Perëndimor. Ndërkohë nga Departamenti amerikan i shtetit, Maqedonia e Veriut është shpallur regjim hibrid. Kjo ndodhi pas skandaleve të shumta korruptive të Qeverisë LSDM-BDI. Nga këto parti janë përfolur shumë funksionarë që mund të jenë në listën e zezë të SHBA-ve dhe që mund të ndiqen për krim dhe korrupsion./infomagazin