May 5, 2024
Kosovë

Arifi ofendon Kurtin: Në Kosovë skifter e në Bruksel pulë e lagur

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi ka hedhur kritika të ashpra për kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Sipas Arifit kryeministri i Kosovës e ka harruar Luginën e Preshevës dhe premtimet e tij për reciprocitet në dialog janë harruar.

Për kryetarin e Komunës së Preshevës, Kurti në Kosovë po sillet si skifter ndërsa në Bruksel sikurse pulë e lagur.

“Unë jam çdo here kritik ndaj VV-së dhe Albin Kurtit sepse nuk e kam besuar kurrë që mund të bej atë që e thotë. Ne Kosovë ia ka mbajtur skifter, e ne Bruksel tash po shihet ka dal si pulë lagtë. Në këtë kontekst e kam de fakto, sepse nuk e ka pasur të sinqertë Luginën e Preshevës në kuadër të dialogut. Ka folur për reciprocitet, ku është reciprociteti”, ka thënë Arifi. Sipas tij, Kurti me veprimet e tij në dialog ka bërë “tradhti” ndaj shqiptarëve të Luginës.