ARRITJE HISTORIKE! 🇦🇱

Dy mandate për shqiptarët në Kuvendin e Serbisë, në garë për të tretin!

Sipas rezultateve preliminare, “Koalicioni Shqiptar” ka siguruar 27.230 vota, që me rritjen prej 35% të koeficientëve zgjedhorë për pakicat kombëtare, përfaqësojnë ekuivalentin e 36.761 votave për ndarjen e mandateve.

Bashkimi ynë politik po jep rezultate historike!

" "

Falënderoj nga zemra secilin qytetar të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës që ushtroi të drejtën e votës, si dhe të gjithë ata që kontribuuan në këtë bashkim.

Mirënjohje të veçantë Kryeministrit Albin Kurti për mbështetjen dhe angazhimin në bashkimin e faktorit politik shqiptar.

Të bashkuar, më të fortë në përfaqësim! 🇦🇱

sqShqip