Ardhja e këngëtarit serb, Lorik Cana paralajmëron

Ardhja e këngëtarit serb Goran Bregoviq, në festën e Birrës në Korçë ka irrituar shumë këngëtar dhe njerëz publikë. Kjo për faktin se ai më këngët e tij ka inspiruar ushtarët serb që të kryejnë gjenocidë në Kosovë dhe të sulmojnë Kosovën në kohën e luftës.

Dhe ndër personazhet që ka reaguar së fundmi për ftesën e Bregoviq në atë festë ka qenë edhe ish-kapiteni dhe futbollisti i kombëtares Lorik Cana.

Në një story që ka postuar në Instagram, Cana ka shpërndarë një postim në organizatës “Tifozat Kuq e Zi”, të cilët kanë shprehur irritimin e tyre me ardhen e këtij këngëtari në Shqipëri. Ata u kanë bërë thirrje Bashkisë Korçë që të anulojë ftesën e Bregoviq, ose ai festival nuk do të përfundojë mirë.

Ardhja e këngëtarit serb Goran Bregoviq, në festën e Birrës në Korçë ka irrituar shumë këngëtarë dhe jo vetëm. Një nga një, artistët shqiptarë kanë deklaruar publikisht se nuk do të ishin në Korçë për festën e përvitshme, pikërisht për shkak të pranisë së Bregoviç.

Kush është Goran Bregoviq?

Bregoviq, i lindur nga babai kroat e nëna serbe, ishte frymëzues e idhull i ushtrisë vrastare serbe gjatë luftës në Kosovë më këngën “Pucaj”.

Mohoi tërë jetën kombin e vet kroat. I këndonte kallashit serb që vriste popullatën kroate e shqiptare. Gjithashtu dhe bashkëpunimi që ai ka patur me regjisorin serb, Ermir Kusturica i cili njihet për nacionalizmin e tij dhe deklarata provokuese kundër Kosovës dhe shqiptarëve./Bota Sot