May 16, 2024
KosovëMaqedoni

Arben Xhaferi në vitin 2004 tha: “Albin Kurti është personi i duhur”

Gazetarja Rudina Xhunga kohë më parë e pyetur nga moderatori Mustafa Mano për kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, ajo ishte shprehet se:

“Albinin e kam intervistuar që në fillim, që kur e nisi këtë rrugë. Kanë qenë fillimet e mia në Kosovë, në përplasjet e 2004-ës. Asokohe, pyeta Arbër Xhaferrin, “A është Albini një person i rrezikshëm?”

“Jo”,- më tha, “ai është personi i duhur. Sepse ai është ajo çfarë duhet tani.” Atë që nuk mund t’ua bëjë të qartë shteti, është Kurti që po ua bën”, më tha Xhaferi.

Deri tani Albini bëri la contraparte, tani është koha që do të bëjë shtetin.

Kam dëgjuar ta quajnë populist, por ai është pragmatist. Është një djalë që ka mësuar rrugës si të komunikojë politikisht, pa i ikur apo fshehur, besimit të tij. Është politikani i vetëm shqiptar, që jo thjesht luan me fjalët, por që beson te fjalët, është nga më të diturit, të kulturuarit, që unë kam intervistuar.

Mustafa Nano: Kam përshtypjen se, në krye të një vendi për të qenë i suksesshëm, nuk është se kultura e madhe është e nevojshme. Njeriut i duhet të jetë një administrator i zoti, ta ketë me pasion atë punë, të dijë, të ketë një kulturë minimale që të dallojë, shqetësimet reale të vendit.

Rudina Xhunga: Kultura është e rëndësishme për të qenë politikan. Ne kemi pasur dhe kemi kaq shumë politikanë injorantë, sa unë që i kam intervistuar 4-5 herë, më duket sikur jesh politikan, duhet të jesh injorant. I jemi nënshtruar faktit të kryer, ndaj na habit Albini.