May 18, 2024
Maqedoni

Antonovski: Agjencitë informative janë shtylla e krijimit të informacioneve profesionale

Informacionet i lidhin njerëzit, por informacionet dinë t’i ndajnë njerëzit. Këtë e deklaroi në Konferencën e Tretë Ndërkufitare për projektin “Evropa në Ballkan: E ardhmja e përbashkët” në pres-klubin e Agjencisë Telegrafike Bullgare BTA) në Shkup, drejtori i përgjithshëm i agjencisë informative shtetërore të Maqedonisë së Veriut – MIA, Dragan Antonovski.

Ky është lajm të cilin e zgjodhi MIA nga servisi i Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), sipas Marrëveshjes për shkëmbim të informacioneve dhe bashkëpunim profesional, e cila parasheh që çdo ditë agjencitë informative kombëtare të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë të shkëmbejnë nga një lajm, të cilën do ta publikojnë në sajtin e tyre të internetit pa ndryshime duke e cituar partnerin si burim.

Si profesionist në sferën e informacioneve, e dimë se edhe pse mundemi të prodhojmë informacione profesionale, mundemi të prodhojmë edhe dezinformata. Domethënë profesionalizëm, e jo informim, mbulim profesional etik – ky është thelbi, theksoi Antonovski.