May 9, 2024
Maqedoni

Habit zvicerani, lë vendlindjen për të jetuar në Kumanovë(VIDEO)

Televizioni News / Vlora Zenuni, Medina Iseni
Bleis Bunju, shtetas zvicran, ka bërë bujë ditëve të fundit pasi u bë publik vendimi i tij që të lë Zvicrën për të jetuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Më konkretisht, Bunju ka vendosur që të jetojë në fshatin Çerkez të Komunës së Kumanovës. Bleis Bunju është i lidhur tejet ngushtë me Kumanovën. Arsyeja për të jetuar në Kumanovë është pasioni i tij për peisazhet natyrore, elementi i mikpritjes shqiptare, vlerësimi i konceptit të familjes por edhe kualiteti i ajrit dhe klima e ngrohtë. Ai viziton shumë shpesh Pendën e Likovës, Malet e Karadakut, lumenjë të ndryshëm dhe bukuritë natyrore që e rrethojnë këtë vend. Bles Bunju hobi e ka parapantizmin, duke pretenduar që në të ardhmen do të hapë edhe një qendër të parapantizmit në Kumanovë, ku do të kenë mundësi të kyçen të gjithë admiruesit e këtij aktiviteti. Ai viziton nga 4 deri në 6 herë brenda vitit vendbanimin e tij të dikurshëm, Zvicrën. Përndryshe, Bleis Bunju është djali i Kryetarit të Parlamentit të Zvicrës, gjatë viteve 2007 – 2008.