Maqedoni

Antikorrupsioni hapi lëndë për Boris Georgievskin dhe Azem Sadikun

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, do të kërkojë nga Prokuroria Themelore të hapë lëndë kundër ish kryetarit të GaziBabës, Boris Georgievski, si dhe kundër kryetarit të Studeniçanit, Azem Sadiki.

Siç u tha në seancën e sotme të KSHPK-së, për ish kryetarin Georgievski ka dyshime të bazuara lidhur me ndërtimin e parcelës në lagjen Maxhari nga firma “Elektroelement”, respektivisht salloni i ri për vetura “Volvo”, derisa dyshime ka edhe mbi raportin revizor për harxhimet e mjeteve të buxhetit, si dhe për furnizime publike në komunë për kryetarin e komunës së Studeniçanit, Sadiku.

Nuri Bajrami, anëtar i KSHPK, për Georgievskin informon se leja për ndërtim në rastin me “Volvo”, në fazë të parë është sjellur më 17 shkurt 2020, ndërsa për fazën e dytë më 30.09.2020, ndërsa në media më 28 qershor 2019 është rotulluar një infromatë se është lëshuar në përdorim salloni i ri për vetura, pikërisht në objektin ku është filluar ndërtimi si ndërtim i egër.

Sipas Antikorrupsionit, ndërtimi është ndërtuar pa leje, ndërsa kryetari i komunës ka vepruar në kundërshtim me ligjin për vetqeverisje lokale.

Sa i përket komunës së Studeniçanit, KSHPK sqaron se revizorët nuk kanë dhënë mendim, sepse në vitin 2020 në llogarinë e komunës janë paguar mjete në vlerë prej 2,4 milion denarë pa dokumentim, ndërsa përfshijnë rregullime dhe mirëmbajtje të rrugëve në vlerë prej 1,9 milion denarë, ndërsa nuk ka vërtetim se punët janë kryer. Për rregullimin e veturave janë paguar 205 mijë denarë, për çka nuk ka vërtetim për punën e kryer.

Anëtarëve të Këshillit të Komunës dhe kryetarit u janë paguar shuma në vlerë prej 908 mijë denarë për prezenca në seanca të cilat fare nuk janë mbajtur.