May 28, 2024
Maqedoni

BDI po e humb pushtetin edhe më tutje në komunat e Shkupit!

Vazhdojnë ndryshimet në Butel, BDI po kalon në opozitë, ASH në pushtet

Në komunën e Butelit është krijuar një frymë e re politike pas zgjedhjeve lokale të vitit të kaluar. Pas shumë viteve, BDI dita ditës po kalon në opozitë, kurse vendin e tyre në pushtet lokale po e mer Aleanca për Shqiptarët. Kjo si rezultat i koalicionit VMRO-DPMNE-ASH-AAA.

Sot kryetari i Butelit, Darko Kostovski, ka emëruar një drejtor shqiptar shkolle.

“Sot me vendim të kryetarit të komunës së Butelit, Mevlide Kryeziu mori postin e drejtoreshës në shkollën fillore “Penko”. Mevlides i urojmë suksese në detyren e re!” – ka shkruar Vullnet Selimi nga ASH.