Debati lidhur me pengimin e zyrtarëve të VLEN-it nga policia shqiptare në Qafë Thanë, nuk ka të ndalur. Analisti dhe publicisti nga Shkupi Ejup Berisha lidhur me këtë çështje ka shkruar një koment me titull “Edi nuk mund të na ndalosh hyrjen në Shqipëri, JO!”, i cili është botuar në portalin Lideri.mk.
Reagimet ndaj këtij komenti kanë qenë të shumta, disa përkrahës, disa kundërshtues, por e mes tyre ka pasur edhe një koment qesharK kërcënues.
“HAJDE SE NE BALLE BALE DOTI NUMROJE RAMA PRANDAJ JA. DHA PISTOLETEN ERDOGANI”, ka shkruar nje komentues me profil “Rrojet Shehu” në faqen e Facebookut të portalit Lideri.mk.
Edhe pse gjuha me të cilën ka shkruar është konfuze, megjithatë porosia është e qartë.
Portali Lideri.mk u bën apel të gjithë atyre që komentojnë në rrjetet sociale të respektojnë lirinë e shprehjes, duke mos ofenduar, e as kërcënuar./Lideri.mk


