Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler realizoi një takim produktiv të parë me kryetarin e ri të Shkupit, Orce Gjorgjievski, shkruan Lideri.mk.
-Diskutimi i tyre u përqendrua në prioritetet e përbashkëta, duke përfshirë përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe forcimin e shërbimeve publike. Ambasadorja theksoi angazhimin e SHBA-së për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe partneritet të fortë@, njoftoi ambasada amerikane në Shkup.

