May 8, 2024
Maqedoni

Ambasadorja amerikane me kritika të ashpra për zgjedhjen e Islam Abazit

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vend, Angela Ageler, kritikon ashpër zgjedhjen e kreut të ri të Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ageler shpreh pakënaqësinë e hapur për mënyrën sesi Islam Abazi u vu në krye të Prokurorisë, e cila duhet të udhëheqë luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

“Ne, Ambasada e SHBA-së sigurisht që i shohim rezultatet të habitshme, veçanërisht pasi kemi shpenzuar miliona dollarë gjatë viteve të fundit për trajnimin e prokurorëve dhe të tjerëve në sistemin e drejtësisë. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut meritojnë një sektor të pavarur të drejtësisë në të cilin pozitat plotësohen sipas meritës dhe cilësisë, përmes proceseve transparente, pavarësisht nëse janë në prokurori, gjyqësor apo në ndonjë institucion tjetër publik. Ndërhyrja politike nuk ka vend në këto procese”, deklaroi për “360 gradë ambasadorja e SHBA-së në vend, Angela Ageler.