May 24, 2024
Maqedoni

Ndodh në Maqedoni! Lë bagëtinë pa ujë dhe ushqim, policia ngrit kallëzim penal kundër një 45-vjeçari

Një rast jo i zakonshëm ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut. Policia ka ngritur kallëzim penal kundër një 45-vjeçari, pasi i njëjti kishte lënë pa ujë dhe ushqim bagëtinë. Kjo është konstatuar nga obduksioni që u është bërë kafshëve, transmeton TV21.

“Zyra e jashtme për punë kriminalistike Kriva Pallankë, ka parashtruar kallëzim penal kundër I.P.(45) nga Kriva Pallanka për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penale “mundim i kafshëve”. I denoncuari, për një periudhë të gjatë ka lënë pa ushqim dhe ujë bagëtinë në fermën e tij, që është konstatuar nga obduksion i një pjese të kafshëve”, thuhet në njoftimin e MPB-së.