Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot në takim lamtumirës e ka pritur ambasadoren e SHBA-së, Anxhela Prajs Ageler.

Siç informoi Siljanovska Davkova përmes publikimit në profilin e saj në Fejsbuk, dy bashkëbisedueset kanë konfirmuar se dy vendet, si aleatë shumëvjeçarë, kultivojnë miqësi të fuqishme, e cila bazohet në respekt dhe mirëkuptim të ndërsjellë.

“Ambasadorja Ageler më uroi për zgjedhjen e dy anëtarëve të Këshillit gjyqësor, duke e vlerësuar zgjedhjen si hap të rëndësishëm ndaj reformimit të këtij trupi të rëndësishëm gjyqësor. Në emër të qytetarëve tanë iu falënderova ambasadores për kontributin e saj në thellimin e bashkëpunimit dhe përforcimin e partneritetit strategjik”, ka shkruar Siljanovska Davkova.

Siç thuhet në publikimin e presidentes, Ageler ka theksuar se edhe pas largimit nga Shkupi, do të vazhdojë ta ndihmojë vendin, ku ka kaluar një pjesë të konsiderueshme të karrierës.

" "

“Ajo theksoi se, edhe pas largimit nga Shkupi, do të vazhdojë ta ndihmojë vendin, ku ka kaluar një pjesë të konsiderueshme të karrierës, për çka iu falënderova, duke i dëshiruar suksese të mëtejshme profesionale”, ka shkruar Siljanovska – Davkova.

sqShqip