Alternativa: ASH vendos nëse do të jetë goma rezervë e BDI-së!
Alternativa nuk e ka problem që Aleanca për Shqiptarët të futet në Qeveri, por që theksojnë se resorë për ta duhet të ndajnë LSDM dhe BDI, përcjell TV21. Nga partia theksojnë se nuk shohin arsye për zgjërimin e koalicionit qeverisës.
“Në fakt shumica është njësoj si vitin e kaluar në këtë kohë, kur Alternativa iu bashkua kësaj Qeverie, kështu që nuk shohim se cila do të ishte arsyeja që ndonjë parti tjetër të hynte në qeveri. Ndryshimi i vetëm është frika se BDI mund të mbetet pa deputetët e “grupit të zjarrit” . Në atë rast BDI-ja do të kërkojë një gomë rezervë. a do të pranojë Aleanca që të jetë ky element, ky është vendimi i tyre”, thonë nga Alternativa për Sitel.