May 3, 2024
Maqedoni

Kryetari i Kuvendit të NATO-s ligjëron para studentëve nga Shkupi: Maqedonia shembull!

NATO është Aleancë e sigurisë, por edhe vlerave të ndara, ndërsa Maqedonia e Veriut është shembull që duhet ta ndjekin vendet tjera në rajon.

Këtë e theksoi kongresmeni amerikan dhe kryetari aktual i Kuvendit të NATO-s, Xheralld Konoli, dje gjatë ligjeratave online para studentëve të Fakultetit për Shkenca politike pranë Universitetit American College Shkup, dhe kështu e përshëndeti anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, informon Zhurnal.

Siç njoftuan nga Universiteti American College, në periudhën që vijon si sfida kyçe për SHBAtë dhe vendet e NATO-së, kongresmeni Konoli i ceku: Menaxhimi me pabarazinë në shoqëri, fuqinë që ritet të Kinës dhe investimi në zhvillim dhe hetim, infrastrukturë dhe arsim.

Duke ndarë pikëpamjet e tij për kompetencat e pushtetit eksekutiv dhe ligjvënës, sipas Kushtetutës amerikane, ai theksoi se obligimi i kongresit është të mbajë rolin e saj në kontrollimin e procesit të sjelljes së vendimeve.

Studentët, thuhet që kanë shfaqur interes për punën e kongresmenit Konoli, veçanërisht në lidhje me ngjarjet aktuale në SHBA gjatë kohës së administratës së presidentit Biden, por edhe për angazhimin e kongresmenit Konoli si kryetar i Kuvendit të NATO-s.

Xheral Konoli e udhëheqë mandatin e shtatë në shtëpinë përfaqësuese të SHBA-ve. Si anëtar i lartë i komitetit për mbikqyrje dhe reforma, kryetar i nënkomitetit për aktivitete qeveritare si dhe anëtar i komitetit për punë të jashtme, Xherald Konoli është njohës i mirë i çështjeve me prioritet të jashtëm dhe të brendshëm politik për SHBA-të. Ai u zgjodh si kryetar i Kuvendit të NATO-s më 23 nëntor të vitit të kaluar.

Maqedonia e Veriut më 27 mars 2020 u bë anëtare e 30të e NATO-s me deponimin e instrumentit për inkuadrim në Stejt departmentin në Uashington.//Zhurnal.mk