April 27, 2024
Maqedoni

Aleanca për Shqiptarët përjashton bashkëpunimin me BDI në Tetovë, Osmani: Do të jemi disi mbështetës të kryetarit aktual

Abdulla Osmani, bartës i listës së ASH-së për këshilltarë në komunën e Tetovës në “Click 21” përjashtoi mundësinë për bashkëpunim të ardhshëm me BDI-në në komunën e Tetovës. Osmani mes tjerash tha se do të jenë mbështetës të kryetarit aktual Bilall Kasami.

“Assesi ne nuk do të ulemi me ata të cilët e bllokuan komunën e Tetovës për 8 vite dhe që kanë për qëllim ta bllokojnë edhe për 3,5 vite për arsye, kalkulime partiake. Ne kësaj radhe do të jemi disi mbështetës të kryetarit aktual”, tha mes tjerash Abdulla Osmani, bartës i listës së ASH-së për këshilltar në komunën e Tetovës.