May 17, 2024
Maqedoni

Aleanca i përgjigjet Grubit: Artan mos shqelmo!

Aleanca për Shqiptarët i kundërpërgjigjet zëvendëskryeministrit Artan Grubi i cili publikisht pyeti pse Sela dhe Taravari nuk ishin në Tetovë.

“Artan mos shqelmo kot, ti je i kapur me zë dhe figurë si përqafohesh buzëgaz me Jordan Mijalkovin në Parlament dhe me Sasho Mijallkovin skutave të Meriotit. Sa për vizitën në spitalin e Tetovës, botërisht dihet se kriminelët të parët arrijnë në vendin e ngjarjes. Kjo edhe ndodhi që në minutat e para pas tragjedisë. Ne nuk bëhemi spektator të krimeve tragjike, por do të sigurojmë të ketë përgjegjësi”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët, transmeton TV21.