Kongresi i Alternativës i dha edhe një mandat 4 vjeçar Afrim Gashit

600 delegatët e Kongresit të parë të partisë Alternativa ia ka dhënë besimin kryetarit të deritanishëm, Afrim Gashi, që edhe në katër vitet e ardhshme, ai të jetë në krye të partisë. Pas mbarimit të punimeve të Kongresit, Gashi në një prononcim për mediat, u shpreh se vendimi i Kongresit partiak është nderë dhe respekt për të.

“Në mënyrë demokratike Kongresi votoi programin, statutin, votoi Kuvendin e ri Qendror, njëkohësisht Kongresi sot më dha edhe një mandat 4 vjeçare për të udhëhequr partinë Alternativa. Kjo është nderë dhe respekt për mua dhe unë besoj që nuk do t’i zhgënjejë, edhe aktivistët e Alternativës, edhe votuesit, por edhe gjithë qytetarët të tjerë, për shkak se kjo është një përgjegjësi shumë e madhe për mua”, tha Afrim Gashi, përcjell SHENJA.