April 29, 2024
Maqedoni

Aleanca dhe Alternativa kerkojnë dorëheqje të Zaevit dhe Filipçes

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alterntiva kanë reaguar kundër Ministrit Filipçe dhe kryeministrit Zaev pasi që sipas tyre ata po kryejnë pazarlлëqe dhe ndërmarрje jashta çdo norme humane. Përfaqësusja e koalicionit tha se pas publikimit te korrespodencës së Ministrisë së Shëndetësisë me kompaninë Fantome nga Hong Kongu me qëllim të furnizimit me vaksinën kineze u vërtetua skema kriminale e ministrit dhe kryeministrit Zaev.

“Edhe në këtë kohë krize ku mijëra persona janë të infektuar, ku numri i të infektuarve rritet çdo ditë e më shumë, fatëkeqsisht edhe numri i personave që humbin jetën është në rritje, ministri Filipçe dhe kryeministri Zaev nuk e kanë në mëndje të sigurojnë vaksina në mënyrë të rrregullt por përkundrazi bëjnë pazarllëqe dhe ndërrmarje jashta çdo norme humane. Është për t’u habitur se si kryeministri Zaev i përdor kompanitë që përmenden në të ashtu quajturën bomba nga aktiviteti kriminel i Gruevskit për të njejtin qëllim, por tani është në kurriz të shëndetit të qytetarëve. Në këtë situat gjëja më e logjikshme do të ishte dorheqja e ministrit Filipçe dhe kryeministrit Zaev për të mirën e qytetarëve”