Kosovë

22 vite nga rënia e dëshmorit Sabedin Jashar Prekazi

Sot para 22 vitesh, me datë 13 mars 1999, pas më shumë se 1 muaj luftimesh, në fshatin Galicë vritet bashkëluftëtari ynë, Sabedin Jashar Prekazi.
Së bashku me të vritet edhe luftëtari nga Brigada 141 e ZOSh, Selim Bislimi, dhe plagosën dhjetëra të tjerë.

Sot, ish-Policia Ushtarake e ZOSH të UÇK-së, bashkëluftëtarë, familjarë, miq, shokë e dashamirë, si çdo vitë që nga përfundimi i luftës, në ora 11:00 do bëjmë homazhe te varri i dëshmorit, te bashkëluftëtari ynë Sabedin Jashar Prekazi, te Varrezat e Dëshmorëve të UÇK-së në Shipol të Mitrovicës.

Respekt