May 15, 2024
Maqedoni

Ahmeti: Ahmeti kërkon organet e drejtësisë ta hetojnë Merkon dhe nipin e tij Drinin

Kryetari i Bashkimit Demokratik, Ali Ahmeti në lidhje me shpalljen e kryetarit Merko për persona non-grata, bëri thirrje që të hetohet veprimtaria e Merkos.

“Zoti Merko duhet të hetohet dhe absolutisht Merko nuk e kundërshton një veprim të tillë sepse vet zoti Merko është votuar në Këshillin e Përgjithshëm dhe Kryesinë e BDI-së që të hapet hetim për veprimtarinë e BDI-së që nga fillimi dhe deri sot”, u shpreh Ahmeti.

Ahmeti u shpreh se BDI kërkon të hapen hetime për të gjithë funksionarët.

“Zoti Merko nuk i shmanget përballjes me hetimin dhe ne kërkojmë sa më herët të zbardhet e vërteta”, u shpreh Ahmeti.

Ahmeti: Drinin le ta hetojnë organet e drejtësisë

Kryetari i Bashkimit Demokratik, Ali Ahmeti, ka votuar mëngjesin e sotëm në Zajaz për zgjedhjet brenda partiake që po zhvillohen në këtë subjekt politik. Pas përfundimit të votimit, Ahmeti ka dhënë edhe një intervistë eksluzive për TV21. I pyetur për rastin e nipit të tij, Drin Ahmeti, për blerjen e Qendrës Tregtare Soravia, Ahmeti u përgjigj se Drini nuk mund t’i shmanget hetimit. Ai siguroi se për këtë nuk do të ketë asnjë amnisti apo strehim nga ana e tij apo e BDI-së.

“As Drini nuk mund t’i shmanget hetimit, zbardhjes së vërtetës, për këtë nuk do të ketë asnjë pengesë dhe nuk ka asnjë amnisti apo strehim nga ana ime. Gjithçka çfarë i intereson organeve të shtetit lirshëm të kryhen hetime dhe të zbardhet e vërteta.”- tha Ahmeti.