Albulena Uka, e lindur në Bajgorë të Mitrovicës dhe mbesë e heroit Mehe Uka, ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo ka përfunduar me rezultate të larta dhe tashmë është zyrtarisht avokate në New York, SHBA.
“Sot u betova në Kushtetutën e SHBA-së se do ta ushtroj profesionin tim me integritet. Është një nder i madh dhe një përgjegjësi edhe më e madhe”, ka deklaruar Uka.
Më herët, ajo ka qenë asistente në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”, ku ka kontribuar në përgatitjen akademike të shumë studentëve.
Suksesi i saj po konsiderohet një frymëzim i madh për të rinjtë kosovarë, veçanërisht për ata që synojnë të arrijnë suksese në fushën juridike ndërkombëtare.

