May 19, 2024
Kosovë

Albini i buzëqeshur niset për në Bruksel bashkë me mërgimtarët, e jo me fluturim luksoz

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ekipin e tij gjatë rrugëtimit nga Prishtina për në Bruksel 01/05/2023 (Foto: Bekim Ibishi)
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është nisur për në Bruksel, ku do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka konfirmuar se në takimin e radhës ndërmjet kryeministrit Kurti dhe presidentit Aleksandër Vuçiq, që mbahet më 2 maj në Bruksel, do të prezantohet draft-statuti i parë i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Ndërsa, Kurti ka deklaruar se nuk do të lejojë krijimin e ndonjë forme të Republikës Sërpska në veri të Kosovës.

Këtë deklaratë kryeministri Kurti e ka bërë në një intervistë për mediumin korat “Hina”, në prag të një raundi të ri të dialogut për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë.

Së bashku me Kurtin, është edhe zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi.