May 4, 2024
Kosovë

Kosovarja e shkel burrin e saj me veturë, pas një zënke me të

E dyshuara u largua pas krimit të saj pa u kujdesur për burrin e saj, por është ndaluar dhe arrestuar pak kohë më vonë nga policët e shërbimit të trafikut
E hënë, 29 Maj 2023 – 20:30 albinfo.ch
Për shkak të një tentative vrasjeje, Zyra e Policisë Kriminale të Ravensburgut është duke hetuar një grua 34-vjeçare, transmeton albinfo.ch. Gruaja dyshohet se ka goditur me makinë burrin e saj pas një mosmarrëveshje të dielën e kaluar pasdite në Fronreute-Staig.

Burri është goditur nga automjeti dhe për pasojë është përplasur me kokë në një makinë të parkuar, duke pësuar kështu lëndime. Një autoambulancë e ka dërguar të lënduarin në spital për trajtim të mëtejshëm, nga ku është liruar të njëjtën mbrëmje, shkruan wochenblattnews.de.

E dyshuara u largua pas krimit të saj pa u kujdesur për burrin e saj, por është ndaluar dhe arrestuar pak kohë më vonë nga policët e shërbimit të trafikut Mühlhausen-Ehingen në A 98 pranë qytetit Stockach.

Me kërkesë të prokurorisë publike të Ravensburgut, gjyqtarin përgjegjës ka lëshuar një urdhër arresti ndaj shtetases kosovare për dyshimin e fortë për tentativë vrasjeje në kombinim me ndërhyrje të rrezikshme të qëllimshme në trafikun rrugor dhe dëmtim të rrezikshëm trupor, përcjell albinfo.ch. Në vazhdim, urdhëresa është zbatuar. E dyshuara më pas është dërguar në institucionin korrektues.

Hetimet për sqarimin e krimit janë duke vazhduar. Në këtë kuadër, prokuroria publike ka caktuar edhe një ekspert aksidentesh.