May 15, 2024
Maqedoni

Bekim Sali promovon “Master Planin” për Çairin: Një zgjidhje e tërësishme për problemet e komunës

I pyetur se me cilin projekt e fiton komunë e Çairit, Bekim Sali në TV21 u përgjigj se ata do të provojnë “Master Planin” e cila jep një zgjidhje të tërësishme për problemet me të cilat ballafaqohen banorët e Çairit.
“Kjo do të thotë proporcion në mes numrit të banorëve, realizimit të objekteve edukative dhe zhvillimit të jetës kulturor në Çair. Kemi paraparë një Qendër Kulturore Edukative dhe Qendër e Ndërmarrësisë e cila ju jep të rinjve mundësi të zhvillohen pas shkollimit të tyre të mesëm dhe të lartë. Aftësimi i tyre për sipërmarrësi do t’i përkrahim me buxhet të veçantë për fillimin e bizneseve të reja, subvencionim të tyre. Në aspektin kulturor kemi paraparë shumë projekte që do të zhvillohen si program vjetor. Multietnicitetin e kemi paraparë në premtimet tona, Çairi është i pasur me prezencë të gjitha etnie që jetojnë në Maqedoni dhe kemi paraparë që të jetë një komision i veçantë i cili do t’i menaxhon gjitha aktivitete vjetore në aspektin kulturor dhe pse jo edhe subvencionim të bizneseve të tyre”, deklaroi Sali.

https://www.facebook.com/tv21hd/videos/575782940132253