April 28, 2024
Maqedoni

Aksion i madh policor në Haraçinë, arrestohen tetë persona, mes tyre një polic

Aksion i madh policor sot në mengjes është duke u zhvilluar në Haraçinë, ka njoftuar ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski, në facebook.
Sipas tij, janë arrestuar tetë persona, në mesin e të cileve edhe një polic, transmeton gazeta Lajm.
Gjatë aksionit është konfiskuar drogë dhe armë.
Aksion policor sot në mengjes është zhvilluar edhe në Sveti Nikollë, ku është arrestuar një person.