May 16, 2024
Maqedoni

Shkup, burri djeg derën e banesës ku jetonte bashkëshortja e tij me partnerin e ri

Sot (10.03.2024) në ora 02.20 në zonën e Komunës së Aerodromit në Shkup, zyrtarët policorë kanë arrestuar personin B.T.(41) nga Negotina, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se rreth orës 01.45 i ka vënë zjarrin derës së një apartamenti ku ka qëndruar bashkëshortja e tij 35-vjeçare me të cilën ishin në proces divorci. Paraprakisht ai ka kërcënuar partnerin e ri të bashkëshortes, transmeton lideri.mk.
“Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë një kallëzim përkatës”, njoftoi MPB.