April 27, 2024
Maqedoni

Aksidentohet autobusi me mërgimtarë në Kroaci, nuk ka të lënduar

Një autobus me mërgimtarë të cilët po udhëton nga Gjermani drejtë vendlindjes u përplas rreth orës 05:00 të mëngjesit në bankinat e autostradës pranë Nova Gradishkas në Kroaci. Nga ky aksidenti nuk janë regjistruar udhëtarë të lënduar por vetëm është shkaktuar dëm material.

“Nuk ka të lënduar dhe udhëtimi vazhdon drejt vendlindjes. Udhëtarët janë akomoduar në autobusin tjetër, ndërsa mjeti i aksidentuar është larguar nga vendi i ngjarjes” thonë nga kompania autobusi i të cilës mëngjesin e sotëm u përfshi në aksident trafiku në Kroaci. Nga kjo kompani përgënjeshtrojnë pretendimet dhe akuzat se shoferin e ka marr gjumi dhe thonë se dyshimet e para për aksidentin janë kushtet atmosferike dhe moti i ligë që ditëve të fundit ka përfshirë pjesën më të madhe të Evropës.