April 29, 2024
Maqedoni

Arrestohet 27 vjeçarja nga Gostivari, i konfiskohet kokainë

Zyrtarë policorë nga SPB Tetovë mbrëmë rreth orës 21:30 minuta e privuan nga liria 27 vjeçaren M.I. nga Vrutoku i Gostivarit. Gjatë kontrollit të kryer nga ana e policisë tek ajo u gjet dhe konfiskua një sasi e kokainës.
Nga Ministria e Brendshme informojnë se 27 vjeçarja është ndaluar në stacionin policorë dhe pasi të dokumentohet rasti, do të ngritët padi adekuate.