May 21, 2024
Maqedoni

Aksident në rrugën Kumanovë-Rramanli

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Kumanovë-Rramanli, ku një traktor pasi doli nga rruga, u përplas me një veturë të tipit “Opel Zafira, përcjell TV21. Në veturën “Opel” kishte 5 pasagjerë, të cilët fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime të rënda, por që të njëjtit janë marrë nga ndihma e shpejtë për realizim të kontrolleve. Shoferi i traktorit është në gjendje të mirë shëndetësore.