May 15, 2024
Maqedoni

Nesër nuk mund të paguani me celularë në autobusët e Shkupit

Prej nesër mbrëma nga ora 22 në autobusët për transport publik në Shkup nuk do të funksionojë opsioni për pagesën e biletës me telefon celular, verifikimi përmes numrit 185.

Siç bëri të ditur Ndërmarrja e Transportit Publik “Shkup”, ndërprerja në këtë shërbim do të jetë i përkohshëm dhe për shkak të përmirësimit të sistemit për pagesë elektronike.

Nga e mërkura, 12 janar, opsioni për pagesë me telefon celular do të jetë sërish në dispozicion, informoi NTP.