May 5, 2024
Maqedoni

Aksident në Çair, përplasen tri vetura, njëra e policisë

Më datë 09.04.2023 në SPB Shkup është raportuar se në ora 01:45 pas mesnate në rrugën “Cvetan Dimov” në lagjen Çair-Shkup ka ndodhur një aksident trafiku, njoftoi MPB. Në aksident janë përfshirë një veturë e llojit “Audi A4” me targa të Shkupit e drejtuar nga D.R.(21). nga fshati Bardovc, Shkup, një veturë “Opel Meriva” me targa të Shkupit, e drejtuar nga K.N.(27) nga Shkupi dhe vetura “Shkoda Octavia” në pronësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme, transmeton Lideri.mk.

Në aksident lëndime trupore ka pësuar shoferi i “Audisë” D.R., lëndime të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “Shën Naum Ohri”. (Lideri.mk)