May 12, 2024
Maqedoni

Janë lënduar pesë policë në Strugë, u sulmuan nga huliganët

Me datë 08.04.2023 rreth orës 17:00 në Strugë, pas përfundimit të ndeshjes së futbollit mes ekipeve të Karaormanit nga Struga dhe KF Ohrit në kuadër të Ligës së Dytë të Futbollit, disa persona nga grupi i tifozëve të KF Ohri kanë shkelur rendi dhe qetësinë, duke shkaktuar incident. Gjatë këtij incidenti, është dëmtuar edhe një pjesë e inventarit të stadiumit, transmeton Lideri.mk.

Ndërkaq, gjatë ndërhyrjes, janë lënduar pesë policë nga Stacioni Policor i Strugës.

Pas dokumentimit të plotë dhe zbardhjes së rastit, polici e Strugës do të dorëzojë parashtresa përkatëse. (Lideri.mk)