May 16, 2024
Kosovë

Aksident me tri viktima në Prizren, ishin shikues të një gare mes veturave në autostradë

Tre personat që vdiqën të shtunën mbrëma në autostradën “Ibrahim Rugova”, në Prizren, ishin shikues të një gare mes veturave, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, një nga ngasësit dyshohet se e ka humbur kontrollin mbi veturën dhe për pasojë ka goditur tre viktimat.

“Si pasojë, tre personat e goditur kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.