April 29, 2024
Kosovë

Sheholli: Ka informacione se policia e Kosovës ka likuiuduar pesë terroristë

Policia ka njoftuar se një nga sulmuesit në Banjskë të Zveçanit është vrarë.

Me anë të një komunikate të lëshuar për media, Policia ka thënë se situata në veri të vendit po vazhdon të jetë e tensionuar.

“Grupet kriminale kohë pas kohe po sulmojnë me armë zjarri njësitet policore në teren, të cilat edhe përkundër sulmeve ndaj tyre po vazhdojnë angazhimin duke krijuar perimetër të sigurisë, në interes të qetësimit të situatës, ofrimit të sigurisë dhe sundimit të rendit dhe ligjit në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Kurse analisti Fatmir Sheholli ka thënë për Euronews Albania se po flitet që janë vrarë pesë pjesëtarë të grupit të armatosur, të cilët ai shumë qartë i ka quajtur terroristë.

Por ai ka theksuar se për momentin ka edhr shumë informacione të pakonfirmuara, transmeton Lideri.mk.

Sipas Policisë, sulmuesit profesionalë në numër të konsiderueshëm, të maskuar e të uniformuar, të armatosur me armë të rënda, granata, mjete ushtarake (zolla), disa mjete të blinduara, po shfrytëzojnë hapësira dhe objekte të ndryshme, private, përfshirë në dhe përreth manastirit në Banjska, për të kryer lëvizje, strehim dhe pozicionim për gjuajtje me armë zjarri ndaj njësiteve policore të PK-së.

Për shkaqe sigurie, Policia ka mbyllur për qarkullim kufitar dy vendkalime kufitare në veri – Jarinjë dhe Bërnjak.