SA PASAPORTA KA ATDHETARI SHQIPTARO–AMERIKAN AJAZ EMINI


Shkruan: Zef PerGeGa
Ai nuk ka vetem njё pasaportё udhёtime si mjet identifikimi sa herё leviz brenda apo jashtё shtetit. Ka edhe njё pasaportё tjetёr, atё tё shpirtit tё paepurr tё kombit. E ka marr nё zjarrin e kullёs pёr liri e bashkim kombetar. Tё kesh pasaportёn e kombit, tё cilёn e ka marr nё flakёt e logorёve ёshtё mё shum se tё jesh hero i lirisё sё tokёs tande, pёr tё cilёn ai nuk i dhimb agjё, as gjaku i pastёr. Ajaz Emini u kalit nё zjarrin e luftёs per liri tё shqiptarёve tё tokat e veta nё Maqedoni.
Atdheu lind nё mёrgim, ashtu si dielli nё perёndim. Botёkuptimi i njё njeriu tё madh si Emini ёshtё gjithmonё mergimi. Dashuria ndaj tё vёrtetёs, farkёron apostuj e fjalёs dhe brumos mendimtarё tё ndritshёm. Kёshtu mendoj se ёshtё pёrsonazhi, qё po paraqes nё ketё shkrim nga bota e lirё, diellore pёrtej diellit, qё e shndriti dhe e frymoi shqip, shqiptarinё e shqiptarit.
Mirënjohje me vlerë të veçantë nga Kongresi Amerikan, njё vlerёsim pёr Ajaz Eminin, njё veprimtar i shquar tani edhe nё diasporёn shqiptare nё Ohio te SHBA, me uniforme ushatarake amerikane, nё pritje tё sekretarёs sё SHBA-ve Medlin Ollbrajt nё një pikё rrezistence gjatë luftës së Kosovës! Eshtё njё foto impresionuese, qё refekton histori. Ndalem para saj dhe pёrkulem me ndershmeri, si para njё pёrmendoreje tё gjalle, prej forcёs dhe frymёs atdhetare qё dёshmon Ajaz Emini, qё me heshje pёrcejllё mijra fjalё.
Ajaz Emini nga fshati Llojan i Kumanovës si shumё shqiptarё nuk e zgjodhi mergimin, por ia imponoi regjimi gjakatar ugosllav dhe ai si student i gazetarisë ne Universitetin e Prishtinës ishte i detyruar të largohet nga vendlindja ne vitin 1979, pёr tё gjetur njё strehim tё sigurtё pёr tё vazhduar adrren e tij pa e ndarё atё me dheun e tё pareve dhe qellimit final, lirinё e bashkimin e trojeve tona…
Ai zgjodhi SHBA-tepër edhe pse larg, shkak të përndjekjes nga pushteti serb. Ajaz Emini, i cili brenda njё muaji, gjatё bombardimeve tё Serbisё mbante dy uniforma ushtarake, atё amerikane dhe atё të UCK-s. Pёr dhjetë vite e ka mbajtur “top-sekret” pёr shkak marrëveshjes me forcat amerikane, me lidhje dhe bashkёpunim tё ngushtё me forcat e NATO-s të cilat çliruan Kosovën bashkё me gjakun e dhёnё nga bijtё e saj.
Nga shenimet e tij del se në vitin 1998 vendos t’i bashkohet formacionit ushtarak shqiptaro-amerikan “Atlantiku”, që t’i bashkëngjitet UÇK-së. Në të njëjtën kohë ai merr ofertë nga ushtria amerikane dhe e pranon, pasi vlerëson se aty mund të japë kontribut më të madh. Informonte gjeneralin shqiptar Kudusi Lame për pozitat e forcave serbe në Kosovë, duke ia dërguar koordinatat për vendndodhjen e tyre. Më pas i përkthente ato të dhëna dhe i dërgonte në selinë e NATO-s në Bruksel. Prej Brukseli urdhri shkonte në Aviano prej ku niseshin aeroplanët e NATOs dhe bombardonin forcat serbe.
Unё e kam njohur njeriun shpirtmadh Ajaz Eminin nё mbrёmjet letrare qё zhvilloheshin nё Detroit nё nderim nё Fishtёs. Vinte bashkё me bashkёshortёn, ku recitoheshin poezi. U impresionova kur ai mori fjalen e foli pёr Fishten, tё cilin ai e konsideroj njё gjeni tё letёrsisё dhe tё historisё sё popullit tonё. Fishta, tha ai, ёshtё njё pёrsonalitet mbi tё cilin u dёshmue kombi ynё, heroizmi dhe satira e tij therёse pёr pushtetarёt qё e drejtonin nё mёnyrё tё gabuar popullin dhe pengonin nga grykёsia pesonale shtetformimin. Pёr ne Fishta ёshtё udhёrrefyes ynё nё krijimtari dhe themeltar nё tё gjitha lamitё e letёrsisё.
Ai nuk ka dёshirё tё flasё pёr vete, por gjatё kohёs qё Ajazi ishte kryetari i shoqatёs Shqiptaro-Amerikane nё Klivlend tё Ohaios botoj gazetёn “Shqipja” tё cilen e shpёrndau falas pёr rreth shtatё vite. Njё komunitet forcohet kur ai ka botimin e vet, si votra e ngrohtё e informacionit dhe e historisё e mbi tё gjitha lёvrimit tё gjuhёs shqipe nё Amerikё, qёllim qё e realizoi me devocion kjo gazetё falё frymёs krijuese e atdhetare tё Ajaz Eminit. Thirrjёn e atdheut ky patriot me botё tё madhe nuk e ka konsideua vetem mё marr pushkёn pёr liri dhe kёtu mbaron misioni, sё pёr kёtё ndjenjё hyjnore ёshtё edhe pena pёr ta mbrojtur atё qe ke fituar me gjak.
Shumёkush e ka pёrjetuar dramёn e tij nё forma tё ndryshme, i detyruar tё lёshojё atdheun pёr tё cilin nuk iu dhimb as gjaku. Ndërpret studimet e larta, ku iu ndalen adrrat dhe qёllimet e mira tё jetёs dhe sëpari u vendos në kampin e emigranteve në Austri. Aty qëndroi 8 muaj derisa mbёrriti ne Amerikë me 21 Qershor 1979!
Përveç punës për ekzistencë sit e gjithё menjëherë filloi aktivitetet nëpërmjet Ammnesty International, ndihmën ndaj të burgosurve politik në ish Jugosllavi në grupin e Ammnestys në Cleveland, Ohio dhe menjëherë mori përsipër për ta e shfaq fytyrën e vërtetë te bishes se uraleve ndaj shqiptarëve në Jugosllavi. Me Ammnesty International formuloi nje ankesë Senatit dhe Kongresit Amerikan si dhe shtetit Jugosllav për keqtrajtimin e të burgosurve politik në Jugosllavi sic ishte Adem Demaqi dhe shumë shumë shqiptar të tjerë. Aktiviteti tjetër ishte edhe ai pas prishjes së mureve të shtëpive shqiptarëve të rrethit të Kumanovës pasi se ai furnizova Kongresistët dhe Senatorët Amerikan me foto vetë nga vendngjarja…, për të cilën detyrë pati shumë letra interesi si nga Bob Dol, Tom Lantos, Suzana Molinari, Metzembaum, Brumfield, John Glen dhe shumë të tjerë të cilët premtonin se do të kërkohej përgjegjësi nga pushteti Jugosllav…
Ai pohon se: “Gjatë kësaj kohe isha pjesmarrës i disa demostratave shqiptare si në Nju Jork dhe Washington DC. Tani pasi filloi lufta e armatosur e UÇK’s shumë gjëra dolën në sipërfaqe të pushtetit sllav që gjithandej arrestonte, torturonte, vriste, helmoste pjestarët e popullatës shqiptare. Aty nga Shkurti i 1999 veçse ndëgjova se po pregaditet grupi i shqiptarëve të Amerikës dhe kisha interesin ti bashkangjitem kur rastësisht në një gazetë kroate pash se kërkohen shqiptaro-amerikan për Departmentin e Mbrojtjes të Amerikës. I mora në telefon dhe më thanë se na duhet një grup ti bashkangjitet forcave të ushtrisë Amerikane në fillim në Shqipëri e më vonë nē Kosovë….!”
Historitё e kёtij shqiptari me brumё kombi ёshtё pёr njё rroman tё gjatё. Sytё e tij flasin me dramёn shekspiriane tё popullit tone. Si njё fytyrё e pastёr e qiellit tё bashkimit tё kombit, Alajz Emini ёshtё mё shumё se njё episod i thjeshtё, ai ёshtё modeli i shqiptarit tё luftёs, paqes, dijёs pёr tё mberrit tek ideja e bashkimit. Jeta e tij ёshtё njё luftё e pandarё nga fronti i kёtyre tri ideve esenciale. Ai edhe sot nuk shikon vetёm punёt e veta normale tё jetёs, por jep kontributin si njeri i frontit tё parё.
Ajaz Emini ёshtё njё arkitektet e bashkimit nё aktivitete tё komunitetit tё Ohaios me atё tё Detroitit bashkё me Satko Satken e Gani Xhoken. Shpesh kanё ardhur tek ne e ne kemi shkuar tek ata nё gёzime kombёtare e nё festa familjare.
“Njё jetё kushtuar atdheut” ёshtё libri i tij ditar, tё cilin ma ka dhuruar me rastin e festёs sё flamurit nё Detroit me 29.12.2023! Ndjehem nё pezm se njё shkrim qё e kisha pёrgadit pa dashje mu zhduk nga kompjuteri. E kisha shkruar me njё ndjenjё miqёsore dhe letrare dhe nuk e di nёse me ketё shkrim kam arrit sado pak tek i pari. Them se me ketё liber i ka bёrё njё shёrbim Akademisё sё historisё sё luftёs sё popullit kundra genocidit serb dhe ai e meriton me plot bindje dekoraten “Nderi i Kombit” Njё komb, i cili pas luftёs vё nё krye njerёz tё padenjё qё nuk dinё tё nderojnё mundin, djersёn dhe gjakun e heronjёve ai i bёn njё tradhёti tё randё vetёs. Ajaz Emini nuk ka shkuar nё luftё pёr dekorata as pёr medjale e tituj tё ndryshёm, por ka vesh xherdanin e lirisё mё i dal Zot atdheut. Po ne si ne, heronjtё na bien pёr liri dhe politikanёt ua pinё gjakun pёr lavdi. Libri i tij patjetёr duhet tё pёrfshihet nё librin shkollor tё historisё.
Duke e lexuar ketё libёr kam ndjerё njё frymёzim dhe njё emocion tё paparё dhe njё brengё qё mё dhёmb edhe sot. Si more i kemi heronjtё e gjallё nё mes nesh dhe nuk dimё t’i nderojmё?! Nderim pёr ty ushtari i atdheut Ajaz Emini se aty mbetesh aty ku e lyp atdheu me forcёn e shpirtit e gjoksin e trimit. Krenar qё tё kam njohur se me ty ndjehesh i gjallё si dy krahёt qё ka shqiponja.

sqShqip