Kryetari i BFI, Ali Ahmeti ka përkujtuar 8 vjetorin e ndarjes bga jeta të simbolit të qëndresës shqiptare, Adem Demaçi, shkruan portali Lideri.mk.

‘Bac, sot në 8 vjetorin e ndarjes nga jeta, të kujtojmë me nderimin dhe mirënjohjen më të thellë. Jam krenar për periudhën e bashkëveprimit me Ty, për urtësinë, vizionin dhe forcën që na frymëzuan në rrugëtimin tonë kombëtar.

Adem Demaçi ishte ndërgjegjja e kombit shqiptar, simbol i qëndresës dhe i lirisë. Me sakrificën dhe qëndresën e tij të palëkundur, ai u bë frymëzim për breza të tërë, duke lënë një trashëgimi të përjetshme në shërbim të çështjes kombëtare.

Lavdi jetës dhe veprës së Bacës Adem Demaçi’, ka shkruar Ahmeti. /Lideri.mk

" "
sqShqip