May 12, 2024
Maqedoni

Ndryshimet kushtetuese, problem mungesa e numrave. Taravari: Ka sinjale nga VMRO-DPMNE se mund të gjendet zgjidhje

Mungesa e numrave në kuvend për ndryshimet kushtetuese është problem serioz, megjithatë ka disa sinjale të VMRO-DPMNE-së, sipas së cilave kjo parti lë hapësirë se mund të gjendet një far zgjidhje. Kështu deklaroi mbrëmë Arben Taravari, u.d. kryetar i Aleancës për Shqiptarët, në një intervistë për ABC NEWS. Sipas tij aktualisht janë 74 deputetë të cilët do të votonin pro ndryshimeve kushtetuese.

Problem mbeten numrat. 64 plus 10 janë 74. Mungojnë edhe 6 deputetë të cilat janë të VMRO-së dhe Levicës. Është problem serioz edhe pse faktor të ndryshëm të cilat kanë impakt në shoqërinë e Maqedonisë thonë se do të sigurohet. Ekzistojnë sinjale të VMRO-së, e cila thotë se nëse ky është kushti i fundit i BE-së dhe nuk do të ketë kushtëzime tjera për Maqedoninë, ne jemi të gatshëm ta përkrahim. Herën e parë, këto 2-3 javët e fundit z.Mickoski këtë e thekson si variant të mundshëm dhe lë hapësirë pak që të mendohet se mundë të gjendet një far zgjidhje, tha Arben Taravari, u.d. kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Por hiq më larg se dje lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski tha se ndryshime kushtetuese nuk do të ketë dhe se jo temë është e mbyllur.

“Kur bëhet fjalë për ndryshimet kushtetuese, kjo çështje është temë e mbyllur, për shkak se ndryshime kushtetuese nuk do të ketë në këto rrethana”, tha Hristijan Mickoski – lider i VMRO-DPMNE-së.

Pikërisht për këtë temë pritet të flitet në takimin e liderëve i cili është thirrur për të hënën, nga kryeministri Dimitar Kovaçevski. Mikcoski e konfirmoi se do të marrë pjese në këtë takim, por për të biseduar për zgjedhje të parakohshme dhe jo për ndryshime kushtetuese. Në takimin e nesërm pritet të marrin pjesë të gjitha partitë parlamentare përveç Levicës.
Ndryshe me ndryshimet kushtetuese duhet që komuniteti bullgar të futet në preambulë si obligim për hapërimin e vendit drejt BE-së.