May 14, 2024
Maqedoni

Nuk ndalet deputetja Ilire Dauti, 10 shtetësi të fituara për një ditë, dhjetëra të tjera në pritje

Deputetja e ASH-së, Ilire Dauti vijon përpjekejt për sigurimin e shtetësive për personat që me vite nuk arrijnë të marrin atë.

“Edhe 10 përgjigje të reja pozitive për shtetësi. Edhe10 qytetarë të tjerë që me vite janë zvarritur nëpër institucione, përfundimisht fituan shtetësinë. Dhjetëra të tjerë që na janë drejtuar për ndihmë, pritet që periudhën në vazhdim të fitojnë këtë të drejtë të shumë pritur. Urime të gjithëve, ndërsa beteja vazhdon deri në qytetarin e fundit që i bëhet padrejtësi”, ka theksuar deputetja Dauti duke lexuar edhe emrat e personave që tashmë kanë zgjidhur këtë çështje.